Një vakt në Fast-Food? Ja sa sëmundje mund të merrni

20.02.2016 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një vakt në Fast-Food? Ja sa sëmundje mund të merrni

Shoqata e mbrojtjes së Konsumatorëve gjatë 3-4 viteve të fundit ka raportuar një numër të madh të të rinjve që janë helmuar në Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Shqiptarë, Islam Cani ka thënë se pjesa më e madhe e të helmuarve, kanë treguar se kishin ngrënë ushqime të gatshme

Në fakt, shumica e të rinjve, nxënës të shkollave të mesme dhe të larta kryesisht, janë dhe konsumuesit më të mëdhenj të fast-foodeve. Hot-dogë, bukë me qofte, donera, sanduiç dhe sufllaqe janë dhe ushqimet më të kërkuar në këto pika tregtimi. Por ndonëse intoksikimet janë reaksion i menjëhershëm i cilësisë, treguesve të higjienës apo agjentëve bakterialë kryesisht në mish, jo rrallë, ky produkt që përdoret në fast food-e fsheh rreziqe të tjera që shfaqen në periudhë afatgjatë, raporton Revista Shije.

Cani ka thënë 65-70 për qind e mishit që konsumohet në vendin tonë vjen nga importi, ndaj kujdesi që duhet treguar me analizimin para se të hidhet në tregduhet të jetë më i madh. “Mbërritja deri në doganën shqiptare ka histori më vete, sepse duhet ditur nga vjen ky mish dhe çka është më kryesorja me çfarë është ushqyer bagëtia. Shtimi i alergjive dhe obeziteti kryesisht tek të rinjtë vjen për shkak të hormoneve që kanë marrë kafshët para se të thereshin dhe të bëheshin gati për konsum. Më pas nis historia e transportimit, magazinimit dhe tregtimit”. Një histori më vete me shumë pikëpyetje.

Analiza pas daljes në treg?!

“Ligji për ushqimin ka një klauzolë që lejon analizimin e mishit pas daljes në treg. Kjo duhet të ishte evituar. Produkti nuk duhet të lejohet të dalë në shitje pa iu bërë më parë analizat”, thotë Cani për revistën Shije.al. E vetmja pyetje që ngrihet në këtë rast është: Po sikur ky mish të jetë i infektuar, jashtë standardeve dhe ndërkohë të jetë blerë e konsumuar më parë se sa të jetë hequr nga tregu?!

Sipas Canit, në këto pika tregtimi rreziku i kontaminimit të mishit vjen dhe nga kontakti më i drejtpërdrejtë dhe më i gjatë në kohë me ambientin. “Më shqetësues është mishi i grirë. Për shkak të proceseve që kalon dhe për shkak të ekspozimit më të shpeshtë, ky lloj mishi shndërrohet në kërcënim për jetën e konsumatorit.

Rreth 2 vjet më parë një turist gjerman raportoi në shoqatën tonë se ishte intoksikuar për shkak të mishit të grirë të paketuar. Pas kontrolleve rezultoi se kushtet frigoriferike të ruajtjes ishin jashtë normave. Tani imagjinoni se sa shumë qofte konsumohen çdo ditë”, thotë Cani. Sipas këtij të fundit, ky nuk ishte i vetmi rast, shumë konsumatorë të tjerë kanë raportuar se kanë blerë mish me erë të keqe dhe me ngjyrë të dyshimtë. “Duhet të dini që mishi i cilësisë më të ulët blihet nga fast-fudet. Në këto pika ka dhe një problem tjetër, mishi kalon në procesin e pjekjes, shumë agjentë bakterialë shkatërrohen në nxehtësi, por disa të tjerë jo. Për shkak të pjekjes, përzierjes me erëza, patatet dhe asortimente të tjerë, konsumatori nuk arrin të ndjejë aromat “paralajmëruese”.

Alarmi i ndërkombëtarëve

Problemet me sigurinë tek mishi, si një produkt jetësor për njeriun, nuk kanë fund. “Në treg mund të gjesh dhe mish me myk, mish nga kafshë që janë ushqyer me pesticide të cilat transmetohen tek njeriu dhe shkaktojnë dëme të mëdha shëndetësore”, vijon kryetari i Shoqatës për mbrojtjen e Konsumatorit, Islam Cani. Sipas këtij të fundit tashmë përveç të gjitha këtyre, Organizata Botërore për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vërejtur duke e theksuar dhe në raportin e saj të fundit si një shqetësim madhor, mishin nga kafshë të cilëve u janë dhënë antibiotikë. Uhhh! Çfarë po hamë!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rita më seksi se kurrë

Rita më seksi se kurrë

Krijohet droni “UFO” që mban 2 persona (Video)

Krijohet droni “UFO” që mban 2 persona (Video)

Shtëpia luksoze e Almedës dhe Çënarit (Foto)

Shtëpia luksoze e Almedës dhe Çënarit (Foto)

Sekretet e njeriut që jetoi 256 vite (Foto)

Sekretet e njeriut që jetoi 256 vite (Foto)

Përse dëshirojmë t’i shikojmë femrat e huaja?

Përse dëshirojmë t’i shikojmë femrat e huaja?

Çifti në Pejë kapet duke bërë seks në oborrin e çerdhes (VIDEO)

Çifti në Pejë kapet duke bërë seks në oborrin e çerdhes (VIDEO)

Një vajzë moskokëçarëse! (Foto)

Një vajzë moskokëçarëse! (Foto)

Nuhiu debuton me gol për Kosovën

Nuhiu debuton me gol për Kosovën

Formacionet zyrtare: Kosovë – Islandë

Formacionet zyrtare: Kosovë – Islandë

Luana ka një fanse të çmendur, shikojeni çfarë bën ajo (FOTO)

Luana ka një fanse të çmendur, shikojeni çfarë bën ajo (FOTO)

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Palermon, këto FOTO na bëjnë krenar

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Palermon, këto FOTO na bëjnë krenar

Kush po përgatit kafe për futbollistët e Kosovës? (VIDEO)

Kush po përgatit kafe për futbollistët e Kosovës? (VIDEO)

Vedat Bajrami ka një mesazh motivues për Besart Berishën dhe të sapoardhurit tjerë (Foto)

Vedat Bajrami ka një mesazh motivues për Besart Berishën dhe të sapoardhurit tjerë (Foto)

Futbollistët e Kosovës luten në xhami para ndeshjes kundër Islandës

Futbollistët e Kosovës luten në xhami para ndeshjes kundër Islandës

Festa e ‘Intelektualëve’ në Shkodër para ndeshjes Kosovë – Islandë (FOTO)

Festa e ‘Intelektualëve’ në Shkodër para ndeshjes Kosovë – Islandë (FOTO)

Xherdan Shaqiri shënon gol si në ‘Euro 2016’, qorron portierin (Video)

Xherdan Shaqiri shënon gol si në ‘Euro 2016’, qorron portierin (Video)