Një vajzë është rrëmbyer në Prishtinë

E publikuar: 30/04/2020 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar nga Prishtina ka lajmëruar policinë se vajza e tij është rrëmbyer nga persona të panjohur

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ishte rrëmbyer me një veturë nga person-a të panjohur”, thekson raporti.

Po ashtu bëhet e ditur se vajza është takuar në Fushë Kosovë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. 

Policia thekson se rasti është nën hetime nga njësitet relevante.