Një tjetër skandal për Khloe dhe Tristan, të vërteta të tjera dalin në dritë

E publikuar: 23/04/2018 04:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Daily Mail, në 16 shkurt të këtij viti, kohë kur Khloe ishte shtatzënë, Tristan është parë në një bar shumë afër me dy modele, Jasmine Rose dhe Maya Nova James.

Pasi kaloi Shën Valentinin me Khloe, ai është shfaqur duke flirtuar me modelet.

Me Jasmine ai është afruar më shumë dhe ka qenë duke e përqafuar gjithë kohës.

“Tristan po flirtonte me të dhe nuk po sillej si dikush që ka një grua shtatzënë. Flirtimi dhe sjellja e tij ishin të papërshtatshme për dikë që është në një marrëdhënie serioze dhe mbi të gjitha në pritje të një fëmije”, është shprehur një burim për Daily Mail.

Khloe ende nuk ka reaguar publikisht për asnjë nga këto skandale, por çifti nuk jeton më së bashku.

Deri më tani, Tristan është akuzuar të ketë pasur lidhje me të paktën 5 vajza gjatë kohës që Khloe ka qenë shtatzënë.