Një tjetër ‘ngjale politike’, për kë e ka kësaj radhe Nar Koka (VIDEO)

E publikuar: 30/05/2017 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nar Koka, vëllai i ministrit të LSI-së dhe mik i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të komentohet në ambientet politike e gazetareske për darken e “Lalzit” në vitin 2012, darkë që solli koalicionin Meta-Rama.

“Ngjalat” dhe piktura në mur pas të ftuarve në shtëpinë e Ilir Metës, ishin garantet e asaj marrëveshje të habitshme pas 21 Janarit, sipas “gojëdhenave” të tavolinave të lokaleve luksoze në Tiranë.

Por këtë prag koalicionesh nuk pati “ngjala”, piktura në mur ndoshta. Gjithsesi, ndryshe nga 2013-ja koalicionet këtë vit janë të hapura në mënyrën më të çuditshme në historinë plurale politike shqiptare.

Protagonistet po flasin edhe për koalicion PS-PD, ose sërish PD-LSI. Nar Koka ka postuar një foto me një ngjale të madhe kësaj radhe. Madje në video Koka me humor i drejtohet ish- liderit të djathtë, Sali Berisha: “Doktor, ngjalë e madhe sivjet” duke nën kuptuar koalicion Rama-Basha.