Një test i ri i urinës i parashikon sëmundjet që do t’i keni dhe kohën kur do të vdisni

E publikuar: 28/02/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një test i thjesht i urinës mund të parashikojë rrezikun që e kemi ndaj sëmundjeve të ndryshme që ndërlidhen me moshën, dhe ndoshta edhe kohën kur do të vdesim.

Studimi ka zbuluar se një substancë, që shërben si indikator i dëmeve që shkaktohen në qeliza nga rritja e oksigjenit, rritet në urinë kur moshohen njerëzit, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit thonë se substanca – e quajtur ‘8-oxoGsn’ – mund të shërbejë si mënyrë e matjes se si është plakur biologjikisht trupi i një njeriu.

Ky informacion pastaj mund të përdoret për t’i pasur parasysh shanset që kemi për t’u diagnostikuar me sëmundjet e ndryshme.

Lideri i këtij studimi, Dr. Jian-Ping Cai, thotë: “Substanca urinore ‘8-oxoGsn’ mund ta pasqyrojë më mirë gjendjen reale të trupit tonë sesa mosha jonë kronologjike, e gjithashtu mund të na ndihmojë t’i parashikojmë sëmundjet që ndërlidhen me moshën”.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘Frontiers in Ageing Neuroscience’. /Telegrafi/