Një tërmet 2 shkallësh godet në afërsi të Gjilanit

E publikuar: 07/11/2019 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i shkallës 2.1 Rihter ka goditur sot rajonin e Gjilanit.

Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Përpos Gjilanit, sot më herët lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.

Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatërat në afërsi të Gjilanit, Malishevë e Uglar.

Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve. Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve Rihter ka goditur në orët e vona këtë vend. /Express/

/

Tweet