Një sulm masiv kibernetik ekspozon informacionet e 143 milion konsumatorëve të Equifax

E publikuar: 16/09/2017 02:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Informacionet e rreth 143 milion konsumatorëve Amerikanë të Equifax janë vjedhur pas një sulmi kibernetik zbuloi kompania ditën e Premte.

Equifax tha se kriminelët kibernetikë kishin vjedhur informacion si numra të sigurisë sociale, datëlindje dhe adresa gjatë incidentit.

Sipas firmës hakerat kanë aksesuar numrat e kartave të kreditit të 209,000 konsumatorëve. Equifax do të ofrojë kredit monitorimi falas si dhe mbrojtje të identitetit për një vit.

Ky hakim është ndër më të mëdhatë raportuar në SHBA. Vitin e kaluar Yahoo tha se ishin hakuar 1 miliard llogari përsoruesish nga një incident kibernetik në 2013-ën.

Afro 145 milion llogari në eBay gjithashtu u kompromentuan në 2014-ën. Shefi ekzekutiv kërkoi falje konsumatorëve dhe bizneseve dhe tha se ndihej i turpëruar duke qenë se ajo me të cilën kompania krenohet është mbrotja e të dhënave. /PCWorld Albanian