Një startup Francez ndërton biçikleta me hidrogjen

E publikuar: 17/01/2018 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një startup Francez u bë kompania e parë e cila hap një fabrikë për prodhimin e biçikletave me hidrogjen.

Pragma Industries, një kompani nga Biarritz Francë ndërton bateri elektrike për forcat ushtarake dhe deri tani ka shitur 60 biçikleta të tilla për komunat Saint Lo, Cherbourg, Chambery dhe Bayonne.

Me një kosto prej 7,500 euro për biçikletë dhe 30,000 euro stacioni i ngarkimit, ato janë tejet të shtrenjta për tregun konsumatorë.

Megjithatë Pragma premtoi reduktimin e kostos deri në 5,000 euro. Biçikleta mund të përshkojë 100 kilometra me një mbushje hidrogjeni ndërsa rimbushja zgjat pak minua.

Biçikletat Alpha të cilat ngjajnë dhe drejtohen njëlloj si biçikletat e zakonshme janë ndërtuar për ofruesit me qira të biçikletave, për kompanitë e dërgesave dhe për komunat e kompanitë që i duna për përdorim të brendshëm.

Vitin e kaluar Pragma prodhoi 100 biçikleta ndërsa këtë vit synon të prodhojë edhe 150 të tjera. Kërkesa ka pasur nga Norvegjia, SHBA-ja, Spanja, Italia dhe Gjermania. /PCWorld Albanian