Një spambot ka shënjestruar 711 milion adresa e-mail-i

E publikuar: 20/09/2017 06:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hulumtues maluerësh zbuloi një skemë spami e cila thuhet se ka përfshirë 711.5 milion adresa e-mail-i.

Përhapja e kësaj skeme e bën atë të jetë një prej më të mëdhave të llojit të saj.

Adresat janë përdorur për të përhapur maluerë bankingu. Të gjithë ata që duan dinë nëse janë prekur mund të kontrollojnë në sajtin Have I Been Pwned.

Operatori Troy Hunt tha se disa adresa të listuara nuk ishte ekzistente. Ky spambot u zbulua nga eksperti i sigurisë Benkow. Më pas u soll në vëmendje nga ZDNet.

Databaza e 711 milion detajeve të përdoruesve mund të ndahet në dy. Në rastin kur hakerat dinë vetëm adresën e e-mail mund të sulmojnë përdoruesit vetëm me spam me shpresën se do të zbulojnë më shumë informacion.

Por kur ata kanë edhe fjalëkalimin atëherë mund të hakojnë në mënyrë të fshehtë adresën dhe ta përdorin për të përhapur spambotin Onliner.

Aktualisht përdoruesit mund të dini vetëm nëse adresa e tyre e-mail është sulmuar me spam dhe jo nëse është hakuar.

Listat e spambot janë gjurmuar në një server në Hollandë i cili ende nuk është ndaluar nga funksioni. Këshilla ynë numër 1, ndryshoni fjakëkalimin. /PCWorld Albanian