Një siguri të dyfishtë për WhatsApp

E publikuar: 12/02/2017 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp rrit sigurinë e tij dhe vendos një sistem verifikimi dy faktorësh, një mekanisëm që tashmë është në platforma të ndryshme, nga Google tek Twitter, që kërkon një mënyrë të dytë autenticiteti për të hyrë në shërbimet online.

Për shembull, kodi i dërguar me SMS, bashkë me një një fjalëkalim. Të paktën kështu bën të ditur faqja The Next Web.

Publikuar vjeshtën e kaluar, kjo do të jetë e disponueshme gradualisht edhe për përdoruesit e platformën në pronësi të Facebook, për ata të iPhone, Android apo Windows. Në botë janë rreth 1.2 miliardë njerëz që përdorin WhatsApp.

Ky autenticitet i dyfishtë do të funksionojë në këtë mënyrë: Faza e parë është ajo e qasjes së zakonshme në smartphone-in tuaj, dhe e dyta është një kod me 6 shifra që përdoruesit do të kriujojnë sapo të mundësohet funksioni. Ky kod do të kërkohet njëherë në javë, sapo hyn në çat.

Për të bërë të vlefshëm këtë mënyrë duhet të shkosh tek menuja “Rregullime”, “Llogaria”, “Verifikimi me dy faktorë” dhe zgjedh opsionin “I vlefshëm”./tch/