Një shtetas i Britanisë së Madhe gjendet i vdekur në Aeroportin e Shkupit

E publikuar: 08/02/2018 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas i Britanisë së Madhe gjendet i vdekur në Aeroportin e Shkupit
Një shtetas i Britanisë së Madhe, pesëdhjetë e dy vjeçar herët në mëngjes është gjetur i vdekur në tualet në aeroportin e Shkupit.

“Në vendkalimin kufitar në aeroportin “Aleksandri i Madh”-Shkup, nga ana e shërbimit të sigurisë të aeroportit, në tualet, është gjetur V.M. (52) nga Britania e Madhe, i cili nuk ka dhënë shenja jete”, kumtoi MPB.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.