Një shtëpi në Tiranë sa tri në bregdetin e Greqisë

E publikuar: 30/06/2015 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërkohë që çmimet në tregun e banesave në Shqipëri vazhdojnë të rriten, në Greqi po ndodh fenomeni i kundërt. Në shtetin helen do të mund të keni shtëpinë tuaj vetëm për 10,000 euro, në zonat turistike.

Nëse në Tiranë shtëpitë nisin nga 70,000 euro, në Greqi mund të blini tre të tilla, përfshirë këtu edhe ato me pamje nga deti dhe me hapësirë prej 40 metra katrorë.

Sipas mediave greke, sot në Selanik mund të blini banesë me çmim prej 10,000 eurosh, ndërsa mund të shihni shpallje që shiten banesa në mënyrë urgjente, transmeton “shekulli”.

Në qendër të Selanikut, mund të blini apartament me 60 metra katrorë me çmim prej 20,000 euro, ndërkohë që duhet të shtoni para të tjera për rinovimin e ambientit.

Shumë prej grekëve shfrytëzojnë këtë mundësi për të blerë banesa në zonat turistike të vendit, si mënyrë për të hapur biznesin e tyre.