Një senator Amerikan kërkon sqarime nga Apple për reduktimin e performancës së modeleve të vjetra

E publikuar: 12/01/2018 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një letër të dërguar Apple gjatë javës, një senator Amerikan kërkon më shumë përgjigje nga kompania lidhur me vendimin e saj kontravers për reduktimin e performancës së telefonëve më të vjetër pa dijeninë e përdoruesit.

Senatori John Thune njëherazi edhe kryetar i Komitetit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit, në një letër dërguar Apple shprehet zhënjimin e tij ndaj kompanisë e cila nuk është treguar mjaftueshëm transparente.

Në letrën e tij ai pyeste kompaninë nëse do të dërgonte përditësime në të ardhmen që sakrifikojnë performancën dhe a ka dijeni për ankesat e konsumatorëve për këtë çështje.

Pas zbulimit të bujshëm nga testues të pavarur, Apple konfirmoi zyrtarisht në fund të Dhjetorit ka kishte reduktuar qëllimisht performancën për të kompensuar degradimin e baterisë.

Kompania premtoi zëvendësim të baterive të vjetra për 29 dollarë, 50 dollarë më pak sesa çmimi zyrtar.

Në letër senatori kërkonte shpjegime pse nuk është ofruar falas zëvendësimi i baterive apo dëmshpërblim për një pajisje që kanë blerë me çmim të plotë Thune pret një përgjigje nga Apple deri më 23 Janar. /PCWorld Albanian