Një sëmundje vdekjeprurëse po prek njerëzimin, ende nuk është zbuluar vaksina

E publikuar: 07/03/2018 05:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mësohet se ethet Lassa po përhapen me shpejtësi të madhe pas rikthimit, duke bërë thuajse të pamundur ndalimin e tij me anë të injeksioneve.

Në këto kushte Nigeria është përballur me këtë sëmundje për herë të fundit në vitin 1969, por kësaj here ajo po vepron te trupi i njeriut në një mënyrë krejt të panjohur.

Mjekët thonë se simptomat e kësaj sëmundjeje janë të ngjashme me ato të Ebolas, si gjakderdhje nga hundët dhe goja, rënie e menjëhershme nga pesha, dhimbje koke dhe ethe të vazhdueshme.

Kurse nga fillimi i janarit e deri në muajin shkurt të 2018-ës, janë raportuar rreth 1081 raste të dyshuara, nga të cilat 317 janë raste të konfirmuara dhe 22% e këtyre rasteve kanë rezultuar fatale për të prekurit.

Specialistët kanë dhënë alarmin se kjo sëmundje është e transmetueshme nga nëna shtatzënë te fëmija duke shkaktuar vdekjen e të dyve.