Një pyetje e gabuar ndaj Putinit, i kushton vendin e punës gazetares?

E publikuar: 26/12/2019 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja e televizionit shtetëror Rus, Yamal-Region, është larguar nga puna.

Arsyeja sipas shumë portaleve në shtetin rus është një pyetje e gabuar që i ka bërë presidentit Vladimir Putin, gjatë një konference vjetore më datë 19 dhjetor. Gazetarja AlisaYarovaskaya mori mikrofonin dhe të drejtën për të ngritur një pyetje ndaj presidentit, në momentin që fjala i kaloi gazetarëve të ardhur nga rajoni Yamal, edhe pse zëdhënësi i Putin fjalën ji kishte dhënë një gazetari tjetër.

Ajo i drejtoi pyetjen presidentit, se çfarë masash janë marrë në lidhje me ngrohjen globale, e cila ekziston mundësia për të shkrirë rrugët detare të cilat janë të akullta me shekuj . Mirëpo gjatë pyetjes së saj ajo hodhi dhe akuzë ndaj qeverisë lokale, të cilët për disa vite nuk kanë ndërtuar ura që do të lidhnin qytetet Salekhard dhe Labytnangi.

“Guvernatori ynë as që ka tentuar që ta kthejë në realitet këtë rrugë, ndërsa në nivel federal është diskutuar më pak. Pyetja ime është se a mund të përfshihet artileria e rëndë federale në këtë çështje?”, tha gazetarja.

Putin i është përgjigjur kësaj pyetje se përzgjedhja e vetëm një projekti nga Qeveria Federale ishte një veprim i gabuar, po duke shtuar se ura është e një rëndësie të veçantë për rajonin. Pyetja e Yarovaskaya nuk është pritur mirë nga zyrtarët e rajonit të Yemalit, ndërsa drejtuesit e televizionit e kritikuan atë se e mori mikrofonin pa leje.

Thuhet se gazetarja është pushuar nga puna dhe arsyeja e shkarkimit është pikërisht pyetja e bërë ndaj presidentit Putin, por vetë Yarovaskaya e ka mohuar që të jetë shkarkuar dhe është shprehur se ajo është larguar me vullnet të lirë duke u dorëhequr.

/Top Channel/