Një punonjës i Twitter mbyll llogarinë e Trump në ditën e tij të fundit të punës

E publikuar: 03/11/2017 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Llogari e presidentit Amerikan Donald Trump në Twitter, @realdonaltrump, u zhduk nga sajti për 11 minuta rreth 1:30 me orën tonë lokale.

Në minutat e para ishte e paqartë se çfarë kishte ndodhur me llogarinë ndërsa Twitter nuk jepte përgjigje.

Pas një serie cicërimash nga ekipi për Qeverinë dhe Zgjedhjet pranë Twitter, kompania fajësoi një gabim njerëzor për ngjarjen ndërsa më pas ja atribuoi atë një punonjësi i cili kishte shfrytëzuar ditën e fundit në punë për të bllokuar shërbimin për presidentin.

Gjatë kësaj periudhe presidenti nuk mund të publikonte cicërima dhe njerëzit ishin të ekzaltuar nga kjo.

Në një cicërimë drejtuar shefit ekzekutiv Jack Dorsey një përdorues thoshte:

“@jack Dua të them me sinqeritet se gjatë 70 sekondave që llogaria e Trump ishte e bllokuar, ato ishin 70 sekondat e mija më të lumtura të këtij viti.”

Thirrjet për largimin e Trump nga Twitter nuk kanë munguar nga kritikët të cilët i quanin statuset e presidentit një thirrje për dhunë.

Twitter ka premtuar të aplikojë të njëjtat masa që aplikon për llogaritë e zakonshme edhe për Trump.

Kritikë të tjerë kanë vënë në diskutim sigurinë më bazike të llogarisë së Trump duke thënë se ai vijon të publikojë nga telefoni i tij Android.

Në fund të fundit nuk ishte një hakim por vepër e një punonjësi me fuqinë e duhur për të ç’aktivizuar një llogari individuale sipas vullnetit të tij edhe sikur të jetë llogaria e një kreu shteti. /PCWorld Albanian