Një prej bankave më të mëdha Aziatike thotë se bitcoin është “një skemë ponzi”

E publikuar: 15/11/2017 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej bankave më të mëdha Aziatike është e mendimit se bitcoin është një mashtrim financiar.

“Ne e shohim bitcoin si një skemë ponzi,” tha CIO i grupit teknologjik të DBS ditën e Mërkure.

Transaksionet bitcoin janë të shtrenjta dhe të gjitha tarifat fshihen përmes një kripto mekanizmi mësohet të ketë thënë David Gledhill.

Ai tha se mbështeste transaksionet elektronike të monedhave shtetërore në vend të monedhave kriptografike.

Sipas tij vlera e bitcoin një ditë ka për të rënë ndjeshëm. DBS është banka më e madhe në Azinë Juglindore dhe një prej mbështetësve kryesor të teknologjive të reja.

Në fillim të këtij viti banka lançoi një sistem menaxhimi e-learning bazuar në cloud dhe inteligjencën artificiale.

Bitcoin pati luhatje të shumta në vlerën e tij javën e kaluar. Monedha pasi preku rekordin prej 7,979 dollarësh ra deri në 5,507 dollar ditën e Dielë. /PCWorld Albanian