Një person nga Gjilani ka gjetur një granatë dore dhe një çantë të dyshimtë në kulmin e frigoriferit të depos

E publikuar: 05/07/2020 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në kulmin e frigoriferit të depos ka vërejtur një granatë dore dhe një çantë të dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjilan 04.07.2020-1:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në kulmin e frigoriferit të depos ka vërejtur një granatë dore dhe një çantë të dyshimtë. Ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granaësM-75, ndërsa në  çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga  AK-47. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.