Një i dyshuar është arrestuar pasi që ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.
Ky është njoftimi i plotë:
Gjakovë 30.06.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.