Një person i vdekur në Shtime

E publikuar: 13/01/2016 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një i moshuar rreth 72 vjeçar është gjetur sot i vdekur skaj rrugës i vdekur në fshatin Davidovc të Shtimes, ka mësuar lajmi.net nga një person i afërt me familjen e viktimës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës në Ferizaj Agim Gashi, i cili ka thënë se i moshuari pa shenja jete është gjetur sot në mëngjes afër një pike karburanti.

Viktima mësohet të jetë Musli Jashari, dhe sipas këtij burimi një ditë më parë ai ishte zhdukur nga shtëpia pa e ditur se ku kishte shkuar.