Një person është mbytur në Gërmi, Policia jep detaje

E publikuar: 29/06/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i moshës 69-vjeçare ka vdekur në pishinën e Gërmisë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Një person me inicialet B.K., i gjinisë mashkull, ka mbetur i vdekur në pishinën e Gërmisë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Express.