Një përditësim softueri nxjerr plotësisht jashtë funksioni orët Apple Watch

E publikuar: 01/11/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple tërhoqi një përditësim të sistemit operativ të orëve inteligjente Apple Watch i cili i nxori këto të fundit jashtë funksioni.


Problemi bëhet edhe më kritik kur kompania nuk mund të rikthejë orët në gjendje pune me anë të një përditësimi dhe duhen paraqitur për Apple.

Përdoruesit e prekur raportuan se orët ngelnin në një gjendje kur shfaqej vetëm logoja e Apple në ekran.


Një prej tyre tha se teknikët e Apple morën mese një javë kohë për të vendosur nëse Apple Watch 4 mund të riparohej apo duhej zëvendësuar.

Nuk është e pazakontë që prodhuesit e telefonëve të dërgojnë përditësime me probleme.

Rasti më i fundit është ai i Microsoft kur përditësimi i tetorit 2018 fshiu të dhëna.

Megjithatë është e pazakontë që një përditësim të shkatërrojë plotësisht një pajisje në atë pikë saqë duhet të paraqitet fizikisht për riparim. /PCWorld Albanian