Një pastor amerikan mbahet në burg ne Turqi

E publikuar: 08/05/2018 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë turke ka vendosur të mos lirojë një pastor amerikan përballë akuzave për terrorizëm dhe spiunazh, pavarësisht rritjes së presionit të SHBA për ta liruar atë.

Arrestimi i pastorit Andrew Brunson është dënuar nga presidenti Trump.
Disa vëzhgues thonë se mbajtja në burg e pastorit Brunson ka gjasa të shtojë thirrjet në Uashington për sanksione kundër Turqisë.
Në ditën e dytë të gjyqit të pastorit të hënën, një dëshmitar që dëshmoi në mënyrë anonime akuzoi pastorin Brunson për ndihmën për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, për të krijuar një shtet të krishterë kurd.

Pastori Brunson akuzohet gjithashtu për mbështetjen e pasuesve të klerikut turk me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, i akuzuar nga prokurorët turq për një grusht shtet të dështuar të vitit 2016 në Turqi.
Gjyqi i pastorit Brunson është shtyrë deri më 18 korrik.