Një parti politike, 20 nisma qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur aplikojnë në KQZ

E publikuar: 22/08/2017 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi sot është dita e fundit që subjektet politike mund të aplikojnë për certifikim për zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe asamblistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ende ka mbetur vetëm një parti politike që ka kryer këtë obligim.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka konfirmuar për Express se numri i aplikantëve për zgjedhjet lokale deri në orën 14:00, janë 20 nisma qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, derisa është vetëm një parti politike që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale.

“Deri në orën 14:00 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale, është 31; prej tyre, një është parti politike, 20 nisma qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, për kryetar komune apo për asamble komunale, në komuna të ndryshme”, ka thënë Elezi për Express.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë caktuar të mbahen më 22 tetor.