Një nënë 25-vjeçare në Irak sjell në jetë shtatënjakë, gjashtë vajza dhe një djalë (Foto)

E publikuar: 16/02/2019 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë e re ka sjellë në jetë shtatë fëmijë gjatë një lindje natyrale dhe thuhet se të gjithë fëmijët ishin në gjendje të përsosur dhe po bënin mirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lindja e befasishme ndodhi në një spital në Provincën Diyali të Irakut lindor në atë që besohet rasti i parë në vend.

Firas Al Izzawi, një zëdhënës i departamentit të shëndetit lokal, tha në një deklaratë se nëna 25-vjeçare, e cila nuk është emëruar, kishte një lindje natyrale dhe ishte e shëndetshme pas procedurës.

Ndërsa shtatë të sapolindurit, gjashtë vajza dhe një djalë, thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së kontrolleve mjekësore dhe imazhet tregojnë katër prej foshnjave të vegjël të shtrirë në një shtrat së bashku.

Ndërsa fotografi të tjera tregojnë dy nga foshnjat e shtrirë së bashku menjëherë pas lindjes.

Ndryshe, vitin e kaluar, një nënë në Spitalin Universitar të Shën Gjergjit në Liban, lindi shtat fëmijë.

Babai i fëmijëve Youssef Fadl tha se ai dhe gruaja e tij nuk po konsideronin të kishin më shumë fëmijë dhe tani kanë 10 të tillë për t’u kujdesur. /Telegrafi/