Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

28.11.2020 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.V. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunim, veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake të departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, të cilët ende nuk janë dëgjuar nga prokuroria e as nga policia, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin Evropian

Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin Evropian

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat