Një muaj paraburgim për të pandehurin që dyshohet se ka kryer 7 vjedhje në Komunën e Gjakovës

E publikuar: 22/02/2019 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.D., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 7 herë ka kryer veprën penale “ vjedhje”, nga neni 325 paragr.1 të KPRK-së.

I pandehuri dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje, në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1 120 ( njëmijenjëqindenjëzet) euro, dhe gjërat që i njëjti dyshohet që ka vjedhur janë 5 biçikleta, një Laptop dhe dy parë atlete.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji./Infosot/