Një muaj paraburgim për mësimdhënësin që abuzoi seksualisht me të miturën nga Drenasi

E publikuar: 09/02/2019 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mësimdhënësit Sh.Xh., i cili kishte abuzuar seksulalisht me të miturën, A.G., nga Drenasi i është caktuar masa a paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.Xh për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 240 të Kodit Penal Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Gjykatës, përcjell Telegrafi.

“Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit Sh.Xh iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës”.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së pasi që i pandehuri Sh.Xh mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika  1.2.3. të KPRK-së”.