Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

E publikuar: 19/03/2019 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

– Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Malishevë, kundër të pandehurit T.I., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale” lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.3 lidhur me parag.1. të KPRK-së.( Dhunë në Familje).

Me datën 17 mars 2019, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët pas një fjalosje paraprake, i pandehuri T.I., i shkakton lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij Y.B., duke e goditur atë me grushte në fytyrë dhe shqelma në trup.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë-Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji./Infosot/