Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit serb për krime lufte në Kosovë

E publikuar: 04/02/2019 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji të pandehurit Z. D., i nacionalitetit serb.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e së paku 33 civilëve shqiptarë, të cilët janë ekzekutuar gjatë muajve mars-maj të vitit 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Pejës, përcjell lajmi.net.

I pandehuri Z.D. u arrestua nga Policia e Kosovës të premten e javës së kaluar, derisa po hynte nga Serbia në Kosovë, në vendkalimin kufitar në Jarinë.

Mediat në Prishtinë shkruajnë se i dyshuari është Zoran Gjokiq (Zoran Djokic).