Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim-vrasje në Pejë

E publikuar: 07/12/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata në Peja ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.T për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me dyshimin e arsyeshëm se me datë 03.12.2018, në kafiterinë “Grand Jerina”, në fshatin Carrabreg, Komuna Deçan, me dashje dhe për motive ende të panjohura tenton t’i provoj nga jeta të dëmtuarit B.D dhe N.D, në atë mënyrë që ditën kritike pas një konflikti verbal brenda kafenesë mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, ku ndërhyn dëshmitari M.Z dhe i ndanë ndërsa, të dyshuarin e qet jashtë lokalit, pas pak minutash i njëjti futet prapë në lokal me armë në dorë dhe nga një distance prej 5-6 metrash shtie tri herë në drejtim të vendit ku ishin ulur viktimat por nuk arrin t’i qëllojë, e pastaj me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes, raporton lajmi.net.

Me këto veprime i pandehuri A.T dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentative dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

“Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.