Një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për tentim vrasje në Gjilan

E publikuar: 18/09/2018 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve E. I. dhe V. I., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Të pandehurit E. I. dhe V. I., dyshohet se me datë 16.09.2018 pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin E. Z., në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë, të përgatitur dhe të pajisur me revole dhe me sopat kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarin në fjalë.

Me këto veprime të pandehurit E. I. dhe V. I., kryer kanë kryer veprën penale bashkëkryerje vrasje në tentative nga neni 178 lidhur me 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri E. I. ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./Infosot/