Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për shembjen në ish-Hotel Adriatiku në Mitrovicë

25.04.2019 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për shembjen në ish-Hotel Adriatiku në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit A.H dhe Q.H, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit A.H dhe Q.H me datën 22.04.2019 rreth orës 16.55, sipas marrëveshjes gojore mes vete dhe pa konsultimin e ekspertit përkatës për rrënimin e objekteve kanë filluar ti kryejnë punët në objektin ndërtimor në objektin e ish-hotelit Adriatik, të cilën pronë i pandehuri A.H e ka marrë me qera dhe në cilësinë e punë dhënësit, ndërsa i pandehuri Q.H në cilësinë e pune kryesit.

Në kohën kur punëtorët – dëshmitarët A.M, M.M dhe S.H po pastronin objektin në katin e parë, viktima V.B kishte hipur në skelë dhe po prente shtyllën e katërt me rradhë të katit të parë të objektit, në këtë moment punëtorët-dëshmitarët e vërejnë se po shembet një pjesë e objektit dhe fillojnë të ikin në drejtim të derës së hyrjes, ndërsa viktima nuk arrin që të ikë dhe i njëjti mbetet nën rrënojën e objektit, dhe pas disa orëve nxjerrët pa shenja jete.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ditën e mërkurë me 24 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaji./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Skenderaj me më së shumti investime nga Qeveria, prej të gjitha komunave

Skenderaj me më së shumti investime nga Qeveria, prej të gjitha komunave

Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

Djankov: KE-ja duhet ta ketë prioritet integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Djankov: KE-ja duhet ta ketë prioritet integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë