Një monedhë dixhitale pak e njohur u rrit me 90% në 24 orë pas bashkëpunimit me Microsoft dhe Samsung

E publikuar: 06/12/2017 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një monedhë dixhitale u rrit në vlerë me 12 miliard dollar pasi kompania që fshihet pas saj tha se kishte nisur një bashkëpunim me disa firma të fuqishme teknologjike si Microsoft dhe Samsung.

E quajtur IOTA, monedha kriptografike pati një rritje të bujshme me 90% në vlerën e saj në 24 orët e fundit sipas të dhënave që vinë nga CoinMarketCap.

Çmimi u rrit në 5.55 dollar nga 2.78 dollar që ishte një ditë më parë. Aktualisht është aseti i katërt dixhital më me vlerë duke shkurorëzuar Ripple.

Kjo rritje meteorike erdhi menjëherë pasi Fondacioni IOTA, një shoqatë gjermane jofitimprurëse e cila mbikëqyr monedhën virtuale, tha se kishte nisur një bashkëpunim me Microsoft, Samsung dhe Fujitsu për zhvillimin e një tregu bazuar në blockchain ku mund të shesin të dhëna.

David Sonstebo, bashkëthemeluesi dhe CEO i IOTA, tha se të dhënat janë “ari i ri i zi,” dhe me këtë projekt firmat mund të shesin të dhëna të cilat në kushte të tjera do të ishin shpërdoruar.

Ai shtoi se ky treg aktualisht është një projekt pilot. Sipas Sonstebo, rritja e monedhës kriptografike vjen si rezultat i qasjes së saj ndaj teknologjisë blockchain dhe partneriteve me firma të mirënjohura.

“Blockless” blockachain

Një blockchain është një databazë masive e decentralizuar e cila regjistron transaksionet e monedhave kriptografike. Kjo databazë u përdor për herë të parë regjistrimin e transaksioneve bitcoin.

Por platforma blockchain e IOTA ndryshon nga rrjetet e zakonshme blockchain sepse përdor blloqe të enkriptuara për të regjistruar transaksionet.

Në blockchain-in e IOTA transaksionet në rrjet janë falas. Bitcoin, monedha më e madhe në botë kriptografike disa herë është ndarë për shkak të shqetësimeve lidhur me shpejtësinë dhe koston e transaksioneve.

Anëtarët të komunitetit bitcoin vazhdimisht kanë mbështetur nisma për rritjen e madhësisë së bllokut dhe shpejtësisë së përpunimit të transaksioneve.

Një nismë, SegWit2x, dështoi në Nëntor sepse nuk gjeti mbështetje të gjërë. /PCWorld Albanian