Një ministër i fuqishëm duke drekuar me Habilajt dhe një kryetar bashkie i përgjuar, duke bërë afera me mafien

E publikuar: 23/10/2017 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht mbrojtjes së fortë që Edi Rama bëri edhe sot në mbledhjen e Grupit Pralamentar të Partisë Socialiste, duket se “çështja Tahiri” është vetëm fillimi i një furtune të vërtetë që pritet të shpërthejë edhe mbi eksponentë të tjerë të rëndësishëm të Rilindjes.

Blendi Fevziu mes rreshtave në një editorial të tijin kushtuar zhvillimeve të fundit paralajmëron, se së shpejti do të publikohet edhe një fotografi ku një shfaqet një ministër aktual i kabinetit Rama nën shoqërinë e vëllezërve Habilaj.

Gjithashtu edhe një kryebashkiak i rëndësishëm socialist është përgjuar duke bërë afera me eksponentë të rëndësishëm, të botës së krimit. Të gjitha këto material, tashmë janë gati për tu publikuar dhe plasja e këtyre skandaleve të reja për Ramën është vetëm çështje ditësh.

“Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë.

Edhe pse në një drekë disi të gjerë. Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!”, shkruan Blendi Fevziu.