Një mashkull si Alban Ramosaj, që po ‘çmend’ femrat (FOTO)

E publikuar: 16/06/2017 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është i njohur tash e sa vite si pjesë e tregut muzikore shqiptar, shkruan Kosovarja.
Fjala është për Alban Ramosaj, një këngëtar me zë të jashtëzakonshëm e besa edhe muzika e tij rezulton të jetë tejet e pëlqyer, ngaqë baldat janë ato që i flejnë në shpirt e me të cilat ka kapur një numër të madh fansash.

Por, jo vetëm kaq, fiziku i tij është ‘magnet’ për femrat të cilat në çdo të dytin postim shprehin simpatinë e madhe ndaj këngëtarit, i cili thënë të drejtën meriton plotësisht një epitet, mashkull i pashëm dhe me shumë shije.

Kujtojmë së Albani ka kohë prej se është distancuar nga skena muzikore, duke lënë zbrazti në sjelljen e projekteve, vetëm se një është e sigurt, rikthimi i tij i kurdoshëm nuk paraqet problem për t’a ranguar si të parin e baladave që nuk zbresin nga pozicionimet e para për kohë të gjatë.