Një marrëveshje e munguar paqësore Shqiptaro-Serbe

E publikuar: 03/09/2015 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mr. Sc. Refik HASANI

Lufta Shqiptaro-Serbe ,asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë Nacionale , por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës qoft edhe si rrodhi pardje më 21 gusht në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës.

Ja faza e parë zgjdhjes së çështjes të pazgjidhur në mesë të neve Shiptarëve dhe Serbëve : Së pari Beogradi ta njoh Kosovën si shtetë sovran , i pavarur duke respektuar integritetin territorial dhe në këto kufinjë sikur që jan dhe tek pastaj të fillojn bisedimet që jan të pashmangshme shqiptaro-serbe jo si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të ballkanit por për shkakë që ishim më shumë se një shekull në një luftë herë të shpallur , herë ta pa shpallur por që realisht ku këtë na vërtetojn fakte që ka egzistuar kjo luftë .Ne shqiptarët kemi bërë shumë aksione dhe kemi organizuar shumë beteja kundër mbretërive , carëve por edhe ushtarëve , xhandarëve serbë dhe aparatit shtetëror që ka ushtruar dhunë,spatrim etnik,diskriminim e gjenocid kundër neve shqiptarëve . Por dihen dhe dallohen botërisht që ne shqiptarët kemi bërë dy lufta nga dy ushtri të armatosura kundër forcave serbe . si ;
– Lufta e Armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
– Lufta e Armatosur e Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .
Deri më sot , dihen dhe pranohen këto bisedime të niveli më të lartë nën organizimin dhe monitorimin e ndërkombëtarëve, si
– Bisedimet në Rambuje , në dy runde ,
– Bisedimet në Vjen , e .. . në disa runde për gjetjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe tani së fundi në Bruksel në disa runde,
– Marrëveshja e Konçulit ,
– Kurse Marrëveshja ushtarako-Teknike e Kumanovës ishte mbajtur , por pa prezencën e shqiptarëve por ishte organizuar dhe lidhur për dhe në interes të neve shqiptarëve .
Por , marrëveshja e radhës duhet të quhet – marrëveshja miqësore shqiptaro – serbe . Mendojm se kjo marrëveshje nuk duhet të zgjatet edhe më tej , por të pregaditet dhe mbahet para vitit 2020 . Kështu kemi pengesa serioze të shumta . Kështu ne shqiptarët dhe serbët në radhë të parë , se jemi duke e penguar njëri tjetrin . Serbia duhet të kushtëzohet që së pari të bëj marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europ .
– Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB , mendojm që bisedimet të vazhdojn për arritjen e një marrëveshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë . Por Beogradi , duhet : Të kërkoj falje publike dhe deklarim me shkrim , si :

– Nga Qeveria e Serbisë ,
– Nga Parlamenti i Serbisë ,
– Nga Shoqata e shkrimtarëve dhe organizmave tjer që nxitën dhe thurrën të pavërteta kundër neve shqiptarëve ,
– Nga Akademia e shkencës dhe arteve dhe
– Nga Kisha Ortodokse Serbe . Po ashtu ,
– Të paguaj dëmet e luftës dhe shkatrrimet dhe për gjenocidin dhe dëbimin që ka ushtruar kundër neve shqiptarëve për më shumë se një shekull ,
– T’ua njohë të drejtat individuale dhe kolektive shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc , Preshevë
– Të mosë shtirret Serbia si shtet i dëmtuar por si shtet agresor dhe fajtor në ish-Federatën e Jugosllavisë
– Pronat e shqiptarëve që kan mbetur vakëf t’ua kthej pronarëve të ligjëshëm,
– Të ndalohet përvestimi dhe nacionalizimi i pronave , pasurisë së shqiptarëve pas luftës së dytë botërore
Beogradi të pranoj të ngriten dy përmendore të larta , ai formë të pllakës përkujtimore një afër Nishit dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve , të dëbuarve të dhunës si të shpërngulurt shqiptarë të detyruar nga këto pjesë Pllaka të ngritet në vende publiko-shtetërore që këto vende të jen të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe jan nënë përkujdesje të tyre . Këtë do ta kërkonte me shkrim për momentin Tirana zyrtare pasi ka në Beograd ambasadorin fuqiplotë të akredituar .