Mediat amerikane: Kosovari provoi ta mashtrojë adoleshenten amerikane për ta trafikuar më pas

E publikuar: 16/11/2017 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kosovar në Amerikë ka tentuar të mashtroj një adoleshente, që dyshohet se më pas ka dashur ta trafikojë.

Në këtë mënyrë, televizioni amerikan WFA jep detaje se si familja mezi e kishte shpëtuar vajzën e tyre.

Sipas këtij televizioni, familja Bladëin nga Plano i Teksasit kishte rrëfyer se si babi i shoqës më të mirë të saj i kishte njoftuar se vajza e tyre, Mackenzie, kishte në plan të largohej nga SHBA për të shkuar në Kosovë.

Ai e kishte mashtruar vajzën me fjalë të shumta dhe romantike duke u paraqitur me një emër të rrem, Adam.

Në një letër ai i shkruan asaj; “E di se është e vështirë për ty, por jo edhe për zemrën tënde, pasi atë e mbron Allahu”.

Vajza e tyre kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5000 dollarë për të ikur në Kosovë e të martohej me djaloshin që e kishte njoftuar online.

“Unë e doja atë, kur e pash u obsesionova me të. Ishte ndejnë e njëjtë sikur e njerëzve që drogohen”, ka treguar vet Mackenzie për WFA.

Familja nuk i kishte treguar vajzës së tyre se e dinin për rastin, derisa kishin ftuar FBI-në për t’i treguar asaj se me çfarë mund të përballej.

më pas vajza e kishte kuptuar se ai kishte dashur ta mashtronte, ndërsa sipas njoftimit të këtij televizioni, FBI më pas e kishte njoftuar vajzën se në Ballkan vajzat nuk përdoren vetëm për trafikim të qenieve njerëzore, por edhe për marrjen e organeve.