Një klub i futbollit amator në Turqi bëhet i pari në botë që blen një lojtar në Bitcoin

E publikuar: 30/01/2018 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli turk bëri ditën e sotme historinë. Harunustaspor, një klub amator nga Sakarya finalizoi blerjen e 22 vjeçarit Omer Faruk Kirogly për 0.0524 bitcoin, afro 440 Euro, duke u bërë blerja e parë e një futbollisti me monedha kriptografike.

Ekzekutivi i Harunustaspor, Haldun Sehit, tha se lëvizja është e para e llojit të saj për një klub sportiv.

Kiroglu, i cili ju bashkua ekipit të ri, në ceremoninë e nënshkrimit ditën e sotme tha se ishte i hapur ndaj inovacioneve.

Në muajt e fundit bitcoin është shoqëruar nga paqëndrueshmëri. Edhe pse monedha u rrit në mbi 20,000 dollarë në Dhjetor, ajo ra deri në 10 mijë dollarë gjatë janarit duke humbur dhe fituar vlera prej 5% dhe 10% brenda një dite.

Qeveria Turke paralajmëroi rreth rreziqeve të përdorimit të monedhave kriptografike duke thënë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore në fuqi për rregullimin e transaksioneve. /PCWorld Albanian