Një kanaçe e Coca-Cola mund të shitet deri në 20 mijë dollarë? Një nënë zbuloi një të tillë dhe publikoi pamjet në internet! (Video)

E publikuar: 15/11/2018 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë ka mbetur e zhgënjyer kur hapi një kanaçe të mbyllur të Diet Coke për të gjetur diçka të çuditshme, por që do të mund ta bënte atë shumë më të vlefshme se një “normale”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dani Andres, nga Bristol, gjeti se njëra nga kanaçet nga një paketim që kishte blerë nga një shitës online, ishte e zbrazët.

Pasi e vërejti se ishte e tillë, ajo vendosi të regjistronte hapjen e saj, pamje në të cilat shihet se nga ajo dolën vetëm disa pika të pijes.

Kështu ajo ia dërgoi kompanisë prodhuese duke thënë: “Betohem se nuk jam një lloj magjistari, por ju lutem mundet dikush të ma shpjegojë?”.

Por me këtë ajo ka bërë një gabim, pasi që ia ka mohuar vetes, potencialisht një shumë të konsiderueshme parash.

Kjo pasi që një kërkim i shpejtë në internet tregon se kanaçe të mbyllura të Coca-Cola që janë brenda bosh mund të shiten deri në 20 mijë dollarë australianë.

Madje, siç thuhet më tej, shitësit e tyre kanë deri në 40 vëzhgues, duke pritur të bëjnë ofertën për artikullin e rrallë. /Telegrafi/