Një kafene në Tajlandë ofron një eksperiencë unike – mund të luani dhe të bëni fotografi me qentë Husky siberianë (Video)

E publikuar: 27/02/2019 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e qenve Husky siberian në Tajlandë kanë mundësinë që pasi të pinë kafe ose edhe diçka tjetër, të shoqërohen nga diçka që ndoshta ndodh vetëm në këtë kafene.

Pasi të kenë pirë kafenë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata ftohen të lajnë duart, në këpucë të vendosin “mbathje mbrojtëse” (për të mbrojtur qentë nga bakteret e jashtme) dhe duhet të presin.

Pronarët pastaj hapin derën, dhe, sipas të ftuarve, ata lirojnë rreth 20 prej qenve të tillë.

Duke qenë pranë tyre, ata mund të bëjnë fotografi, luajnë me ta dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për pronarin i cili thuhet se merret me kultivimin dhe shitjen e tyre kështu që ata vendosën të zgjerojnë biznesin pak dhe të ofrojnë diçka të re. /Telegrafi/