Një ish interist e “kërcënon” Juventusin

E publikuar: 22/04/2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus para dy vitesh eliminoi skuadrën e Monacos në çerekfinale të Ligës së Kampioneve falë një penalltie të kontestuar që u transformua në gol nga Vidal në ndeshjen e vajtjes në Torino.

Një ndër futbollistët që ishte pjesë e francezëve në atë kohë: Raggi ka folur për mediat italiane, duke u shprehur se dëshiron të marrë hak ndaj bardhezinjtë.

“Ata janë më të fortë se dy vjet më parë. Eliminimin në 2015-ën nuk e kemi harruar. Është mundësia e duhur për t’u hakmarrë, e pse jo të kalojmë në finale. Dy vjet më parë në Torino ishin të gëzuar që fo të përballeshin me Monaco-n, tani mendoj se janë më pak.

Unë kam një dobësi për Inter-in, një pasion i trashëguar nga gjyshi Iorio që më nxiti të luaja futboll. Për mua është si një lloj derbi i Italisë. Mbappe është një talent i madh dhe shpresoj që të shënojë dy gola edhe ndaj bardhezinjve ”, u shpreh mbrojtësi i Monaco-s.