Një i arrestuar në Prizren për kanosje e armëmbajtje pa leje

E publikuar: 05/02/2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person që dyshohet se kishte kanosur një tjetër në fshatin Kojushë.

I arrestuari lidhur me rastin është D.H.. Policia te ai ka konfiskuar një pistoletë M 57 cal 7.62 mm prodhim jugosllav dhe një karikator me 9 fishke kalibër i panjohur.

Pas intervistimit, i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt.