Një grup hakerash vjedh 10 milion dollar nga ATM-të në Rusi, Britani dhe SHBA

E publikuar: 15/12/2017 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dyshohet se disa hakera Rusë kanë vjedhur të paktën 10 milion dollar nga 20 kompani në Rusi, Britani dhe SHBA.

Grupi i quajtur MoneyTaker arriti të thyente limitet e overdrafteve të kartave të debitit dhe të vidhnin para nga ATM-të.

Gjithashtu kanë vjedhur dokumente të teknologjisë të përdorura nga 200 banka në SHBA dhe Amerikën Latine.

Dokumentet mund të përdoren në të ardhmen nga hakerat sipas raportit të firmës së sigurisë kibernetike Group-IB.

Kjo firmë prej kohësh ka bashkëpunuar me Europolin dhe qeverinë Ruse për të hetuar krimin kibernetik.

MoneyTaker ka arritur të vjedhë 500,000 dollar nga 16 sulme në SHBA dhe 1.2 milion dollar në tre sulme ndaj bankave Ruse që nga Maji i 2016-ës.

Ata kishin shmangur me sukses zbulimin duke ndryshuar vazhdimisht mjetet dhe taktikat e tyre si dhe eleminuar gjurmët pas operacioneve.

Në një prej sulmeve të tyre më të sofistikuar ata kompromentuan të dhënat e First Data Star, një sistem procesimi të kartave të debitit përdorur nga 5,000 banka.

Sulmuesit më pas rritën limitet e tërheqjes së parave për kartat e kreditit dhe debitit.

Grupi kishte përdorur disa mjete të disponueshme publikisht por edhe maluerë të ndërtuar vetë për të aksesuar sistemet bankare. /PCWorld Albanian