Një grua e thotë në televizion: Propozoni gruas të kalojë një natë me një burrë tjetër, gjatë Krishtlindjeve! (Video)

E publikuar: 11/12/2018 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju mund të keni mendime të ndryshme rreth “mashtrimit” në një lidhje martesore, por propozimi i një shkencëtareje ka kaluar çdo imagjinatë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për amerikanen, dr. Wednesday Martin, e cila pretendon se burrat duhet t’u bëjnë grave të tyre një dhuratë të Krishtlindje.

Dhe nëse ju mendoni se ajo e ka fjalën për ndonjë fusta, veturë, lule apo ndonjë pushim, jeni shumë larg.

Ajo ka propozuar që burri duhet t’i bëjë “dhuratë” gruas së tij një burrë tjetër, duke sugjeruar se kjo do t’u ndihmonte grave që të mos bezdisen me të njëjtin partner.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo një gjë të tillë e ka thënë gjatë një emisioni televiziv.

Ajo, përndryshe, mendon se duhet të mendojnë për “marrëveshjen e jo-monogamisë” dhe shton se janë shumë femra të interesuara për këtë lloj marrëdhënieje.

Derisa udhëheqësja Vanessa Feltz e quajti propozimin e saj të papranueshëm, duke thënë se lejimi i një gjëje të tillë mund të ketë pasoja të vazhdueshme në lidhje, disa komentues e kanë quajtur një ide të mahnitshme. /Telegrafi/