Një grua e moshuar në SHBA gjendet e vdekur në shtrat, burri i saj në frigorifer

E publikuar: 29/11/2019 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy trupa të vdekur janë gjetur në një shtëpi në Utah të SHBA-së.

Sipas policisë amerikane, gruaja Jeanne Souron Mathers, 75-vjeçe, është gjetur e vdekur në shtratin e saj ndërsa burri i saj në frigorifer.

Siç raporton BBC, vdekja e saj nuk vlerësohet si e dyshimtë.

Por, oficerët që po inspektonin shtëpinë gjetën trupin e një njeriu të ngrirë në frigorifer. Ai u identifikua më vonë si burri i gruas së vdekur, Paul Edwards Mathers, 69 vjeçar. Vdekja e tij po hetohet si e dyshimtë.

Zyrtarët kanë thënë se ende s’kanë informacione nëse gruaja është e përfshirë në vdekjen e burrit të saj.

Dyshimet e policisë amerikane janë se trupi mund të ketë qenë i ngrirë aty nga 1 deri në 11 vjet.