Një gjeneral i ushtrisë ruse vritet në Siri

E publikuar: 18/08/2020 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjeneral rus u vra dhe tre ushtarë rusë u plagosën gjatë granatimit të një karvani rus jo larg Deir al-Zor në Siri, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Dje, një patrullë e përbashkët turko-ruse në provincën e Idlib u granatua, por askush nuk u plagos.

Ndërkohë, pas një armëpushimi gjashtë muajsh, sulmet ajrore besohet të kenë ndodhur në disa qytete të mbajtura nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, pas të cilave besohet se qëndron aviacioni luftarak rus.

Sipas informacioneve, aeroplanët luftarakë bombarduan zonat përreth Harbanush dhe Sheikh Bar Nara nga lartësi të mëdha, por besohet se ato janë ‘Sukhoi’ rus.

Këtë muaj, Forcat ajrore ruse bombarduan kasollet malore në Latakia, ku fshihen rebelët, por as Moska zyrtare, as ushtria siriane nuk kanë komentuar deri më tani se kush qëndron prapa shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit.