Një gjë është tashmë e sigurt, kampioni i ri i botës do të jetë përsëri nga Evropa

E publikuar: 06/07/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot janë eliminuar dy kombëtaret e vetme joevropiane, Brazili dhe Uruguai, ndërsa kanë mbetur edhe dy çerekfinale të zhvillohen.

Por këto dy çerekfinale do të jenë totalisht evropiane, pasi Anglia përballet me Suedinë, ndërsa në mbrëmje do të luajnë Kroacia me nikoqirin Rusinë.

Duke ia shtuar kësaj edhe dy kombëtaret që kaluan tutje, Francën dhe Belgjikën.

Gjysmëfinalja do të zhvillohet pikërisht ndaj këtyre dy kombëtareve, ku pritet një super ndeshje Francë–Belgjikë.

Gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet mes këtyre katër kombëtarëve.

Festa e kroatëve (Getty Images)

Nga viti 2002 asnjë kombëtare joevropiane nuk e ka fituar Kampionatin Botëror.

Brazili ishte i fundit (2002), ndërsa pas tyre Italia (2006), Spanja (2010) dhe e fundit Gjermania (2014).

Edhe ketë vit kampioni do të jetë nga Evropa, për herë të katërt me radhë. /Telegrafi/