Një gabim me kartat e kreditit, Coinbase mbifaturon përdoruesit

E publikuar: 17/02/2018 02:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bursa popullore e bitcoin Coinbase mbifaturoi gabimisht në mijëra dollarë përdoruesit dhe për këtë fajësoi një problem në mënyrën sesi ofruesit e kartave të kreditit tarifojnë për shërbimin.

Coinbase tha se problemi është adresuar por përdoruesit ishin tarifuar disa herë për një transaksion.

Kompania premtoi rimbursimin e të prekurve. Ankesa të shumta erdhën na forumet e Coinbase.

Ky i fundit mundëson transaksione në Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum dhe Litecoin.

Coinbase ja faturoi problemin ndryshimit të kodit MMC, një kod i përdorur nga Visa për të identifikuar transaksionet në karta krediti dhe debiti.

Ndryshimet e Visa erdhën pasi shumë banka thane që nuk do të lejonin më përdoruesit të blenin monedha kriptografike duke përdorur kartat e kreditit.

Në Reddit, një përdorues ankohej se kishte pauar 67 mijë dollar. Një zëdhënës i Coinbase u përgjigj duke ofruar rimbursim dhe këshilluar përdoruesit të kontaktojnë suportin e faqes.

Coinbase është një prej bursave më popullore në botë të monedhave kriptorafike me afro 10 milion përdorues. /PCWorld Albanian