Një foto e paparë e Princeshës Diana në bikini

E publikuar: 30/11/2020 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografitë e papara kurrë më parë të Princeshës Diana u postuan në Instagram dhe shkaktuan një stuhi të vërtetë.

Ato u krijuan në një jaht në bregdetin italian, dhe aty është Princesha Diana në shoqërinë e Kirill, princit bullgar dhe disenjatorit të famshëm Valentino. Fotoja është bërë në vitin 1990, dy vjet para se ajo të ndahej nga Princi Charles.

Fotoja u vendos nga bashkëthemeluesi i Valentino, Giancarlo, dhe Princesha Diana me bikini duket e relaksuar edhe pse situata e saj private ishte shumë e tensionuar në atë kohë. Pas Diana dhe shoqërisë së saj shihet ishulli Stromboli.